LAJMI I FUNDIT:

Gabimet më qesharake të manekineve (Video)

Gabimet më qesharake të manekineve (Video)

Manekinet janë të lindura për pista dhe kamera. Puna e tyre është të jenë të bukura, të buzëqeshin dhe të shëtisin të veshura me kreacionet më të njohura. Megjithatë, puna e tyre nuk është edhe aq e lehtë dhe interesante.

Si rrallë herë kemi rastin të shohim se çfarë ndodh pas kamerave dhe ku fshihet puna e tyre e mundimshme, ndodh ndonjëherë që ato gabime t’i shohim drejtpërdrejt në pista.

Me siguri është një ndër frika më mëdha të manekineve që të mos rrëzohen në skenë, transmeton Telegrafi.

Fotografimi mund të përsëritet, xhirimi gjithashtu, mirëpo gabimet para publikut nuk mund të shlyhen, posaçërisht jo atëherë kur të gjithën e shënon kamera.

Këpucët me taka të larta, tualeti i rëndë dhe lodhja me siguri janë arsyeja më e shpeshtë për shkak të të cilave manekinet përjetojnë çaste të pakëndshme në pistë.

Për shikuesit është argëtim i vërtetë kur i shohin ato nga anash, por jo edhe për manekinet.

Shikoni disa nga rëniet më qesharake.

/Telegrafi/