Me shumë gjasa ushtria gjermane është përfshirë në një sulm ajror me pasoja të rënda në Siri, ku humbën jetën shumë civilë. Ishin tornadot gjermanë, ata që kanë vëzhguar objektivin e i kanë dërguar pamjet amerikanëve.
Sipas hulumtimeve të televizionit, ARD tornadot gjermanë kanë fiksuar pamje të një kompleksi ndërtesash në rajonin e Sirisë, Al-Mansoura dhe ua kanë dërguar ato koalicionit ndërkombëtar kundër të ashtuquajturit „Shteti Islamik”. Një ditë më vonë këto pamje janë përdorur për të bombarduar kompleksin e ndërtesave. Komisioni i Mbrojtjes i Bundestagut duket se është informuar për këtë incident.
Sulm ndaj një shkolle
Por sipas të dhënave të Qendrës Vëzhguese Siriane për të Drejtat e Njeriut në këtë vend ka qenë një shkollë, e si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 33 civilë. Ndërsa bombardimi është kryer nga avionë luftarakë amerikanë të koalicionit ndërkombëtar, ka bërë të ditur zyra siriane. Mes viktimave kanë qenë gra dhe fëmijë. Aktivistë të të drejtave të njeriut të qendrës siriane me seli në Londër i bëjnë deklaratat në bazë të pohimeve të informantëve të tyre, ku thuhet se në këtë ndërtesë ishin strehuar 40 familje. Edhe agjencia e lajmeve siriane, Sana ka bërë të ditur, se në një sulm ajror amerikane në afërsi të Al-Mansouras, pranë bastionit të IS-it, Raka, kanë humbur jetën shumë civilë.
Nga ana e saj ushtria amerikane ka bërë të ditur, se nuk ka të dhëna, që një sulm ajror në rajon ka prekur civilët. Sipas tyre është bombarduar një ndërtesë, ku kanë qenë të strehuar anëtarë të rrjetit terrorist të Al-Kaidas. Ndërsa xhamia në afërsi nuk është bombarduar, u tha. Forcat amerikane kanë pohuar, se do të vazhdojnë të kryejnë verifikimet, transmeton DW.
Nuk ka konfirmim për shkak të ruajtjes së sekretit
Aviacioni luftarak amerikan lufton që nga viti 2014 ekstremistët e IS-it dhe Al-Kaidas. Bundeswehri gjerman nuk merr pjesë në sulme, por dërgon vetëm pamje. Tornadot gjermanë të stacionuar në Incirlik, Turqi ofrojnë pamje të cilësisë së lartë mbi pozicionet e IS-it për të identifikuar objektivat e sulmit. Ministria e Brendshme gjermane nuk e ka konfirmuar sulmin për arsye të ruajtjes së sekretit. „Për të dhënat dhe objektivat nuk shprehemi”, ka thënë një zëdhënës. Por është një punë rutinë e tornadove të fotografojnë objektiva të mundshme. Në pamjet e ofruara nuk ishte i mundur verifikimi, se cilët persona kanë qenë të strehuar. Qëllimi kryesor i trupës është mbrojtja e jetës së civilëve, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi