0Shares

Shqipëria duhet të votojë tri ligjet e kërkuara nga BE-ja dhe të kapërcejë problemet, deklaroi Komisionari i Zgjerimit në BE, Stefan Fyle gjatë një konference për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian.

Duke folur për progresin e arritur nga vendet ballkanike si Serbia, Maqedonia, Kosova, Fyle tha se raporti për to do të publikohet në muajin prill, ndërsa për Shqipërinë tha se ky raport nuk do të ekzistojnë fare nëse ajo nuk përmbush detyrat e dhëna nga BE-ja.

“Nëse forcat politike shqiptare do të arrijnë të përmbushin çështjet e mbetura pezull me Brukselin, atëherë do ketë edhe për këtë vend një relacion”, tha diplomati evropian.

Nëse Tirana nuk do të arrijë progresin e kërkuar, do ishte një tjetër mundësi e çuar dëm, tha Fyle.

“Do jetë për të ardhur keq nëse tri pikat (tri ligjet) e kërkuara nga Komisioni Evropian nuk do të votoheshin”, tha Fyle. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)