LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti i Lirisë, Guraziu: I shpëtuam më të keqes

Futbollisti i Lirisë, Guraziu: I shpëtuam më të keqes

Gjithçka është e qartë në Vala Superligën e Kosovës në futboll, Trepça ’89 nga Mitrovica, kampion i ri, kurse Prishtina, nënkampion, ndërsa Trepça dhe Hajvalia bien nga elita.

Lirisë nga Prizreni i duhet edhe një pikë për të siguruar mbijetesën, ndërsa Ferizaj e Drita do të luftojnë në barazh për të mbetur në ligë.


Drita ende shpreson t’i ikë barazhit me kusht që Liria të humbë nga Hajvalia, gjë e cila është pak e besueshme se mund të ndodhë një sensacion i tillë.

Liria mban vendin e tetë me 34 pikë, dy më shumë se Drita dhe tri se Ferizaj. Liria në konak të saj (të dielën 16.30, java e fundit) do të takohet me Hajvalinë e fundosur, kurse Drita ndeshet me Besën dhe Ferizaj me Llapin.

Sulmuesi i Lirisë nga Prizreni, Fillim Guraziu, nuk e beson se mund të bëjnë ndonjë gabim të madh me Hajvalinë, por është i bindur se do t’i fitojnë tri pikë. “Realisht nuk kemi presion, një pikë na shpëton matematikisht. Besoj se do të arrijmë pa asnjë problem, ngase e kemi ekipin jashtëzakonisht të mirë”, thotë Guraziu për gazetën “Bota sot”.