LAJMI I FUNDIT:

Fustanet e duhura për raste speciale

Fustanet e duhura për raste speciale

Po mendoni për veshjen e duhur për të dalë në darkë? Ndoshta fustani i zi i shkurtër, i kuq apo metalik ose dantellë janë disa nga trendet e këtij viti.

Fustane me dantellë
Fustanet e zeza me dantellë në njërën pjesë të tij janë trendi i fundit për mbrëmje të veçanta. Stilistët sugjerojnë kombinimin e ngjyrës së zezë me dantellë, sidomos në pjesën e dekoltesë sepse krijohet një veshje vërtet seksi dhe elegante.

Fustan me ngjyrë ari
Përdorni ngjyrën e arit, bronzit ose floririt për fustanet tuaja. Janë të lehta të këndshme dhe goditëse në të njëjtën kohë. Ngjyra metalike është ngjyra më perfekte për fustane në mbrëmje.


Fustani i zi i shkurtër
E zeza ka qenë dhe duket se nuk ka për të dalë ndonjëherë nga zgjedhjet e mbrëmjeve. Por më modern është fustani i zi i shkurtër.

Fustani i kuq
E kuqja shkëlqen në çdo trup. Një zgjedhje e bukur, elegante dhe seksi. Taka të zeza dhe aksesorët kombinohen lehtë me fustane të tillë. /Living/Telegrafi/