LAJMI I FUNDIT:

Fury po i rikthehet ringut

Fury po i rikthehet ringut

Kampioni i botës në boks për peshat e rënda, Tyson Fury, ka paralajmëruar rikthimin e tij në ring, pasi disa muaj më parë për shkak të problemeve me depresionin dhe kokainën ishte pensionuar nga boksi aktiv.

Boksieri 28-vjeçar, kthimin e bëri publik në Twitter, ku kishte shkruar. “Më 13 maj do kthehem dhe po punoj për kundërshtarin. Së shpejti do keni më shumë lajme”, ka shkruar Tyson Fury.


Ai në vitin 2015 e mundi Wladimir Klitschko  dhe më pas dy herë u largua nga rimeçi me ukrainasin.

Megjithatë pasi pranoi se ka përdorur droga, boksieri britanik i peshave të rënda dhe kampioni Fury, vullnetarisht i ktheu titujt e kampionit në versionin WBO dhe WBA. Tani kur ndjehet mirë, sërish kërkon që këto tituj i kthejë në pronësi të tij. /telegrafi/oranews/