LAJMI I FUNDIT:

Futet me Honda në sallonin e veturave të shtrenjta, shkakton dëm prej gjysmë milion dollarëve (Foto)

Futet me Honda në sallonin e veturave të shtrenjta, shkakton dëm prej gjysmë milion dollarëve (Foto)

Shoferi i paemëruar ka hyrë me veturë në një sallon makinash në Washington të Shteteve të Bashkuara, ku ka shkaktuar dëme që arrijnë deri në gjysmë milion dollarë.

Me veturën e tij Honda, ai është përplasur disa herë për dy Bentley dhe një Rolls-Royce Wraith, transmeton Telegrafi.


Të pranishmit e kanë parë atë teksa qëllonte veturat e ekspozuara, derisa doli jashtë dhe u largua në drejtim të panjohur.

Por, ai është ndaluar dhe identifikuar nga forcat e rendit, ndërsa së shpejti do të dalë para drejtësisë nën akuzën për keqbërje të qëllimshme të shkallës së parë.

Megjithëse kishte thënë se ishte në ankth dhe ndjehej në panik, nëse shpallet fajtor mund të dënohet me 10 vite burg dhe 20 mijë dollarë gjobë. /Telegrafi/