LAJMI I FUNDIT:

Fule, në Shqipëri mungon kultura e kompromisit

Fule, në Shqipëri mungon kultura e kompromisit

Në prag të vizitës të së hënës në Tiranë komisionari evropian për zgjerim Stefan Fule ka ironizuar klasën politike shqiptare. Përmes një komenti të publikuar në rrjetin social Twitter Fule thotë se në Shqipëri nuk ka kulturë të kompromisit.

“Zgjedhjet janë të rëndësishme për Shqipërinë por nuk zgjidhin çështjet kritike. Në Shqipëri nuk ka kulturë kompromisi dhe përfshirje”.

Të hënën Fule do të mbërrijë në Tiranë në një përpjekje për të ndikuar në arritjen e një konsensusi për miratimin e tre ligjeve që kërkohen për marrjen e statusit të vendit kandidat.


Një përpjekje që siç duket do të dështojë pasi pesimizmin e ka shprehur Fule që pa ardhur në Tiranë dhe pa takuar asnjë prej autoriteteve drejtuese shtetërore dhe partitë politike. /Telegrafi/