LAJMI I FUNDIT:

Fule bën përpjekjen e fundit: Nesër takon Ramën dhe Berishën

Fule bën përpjekjen e fundit: Nesër takon Ramën dhe Berishën

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Stefan Fule, do zhvillojë takime me krerët e politikës për një mundësi të fundit. Ai do të bëjë një përpjekje personale për të çuar drejt kompromisit shumicën dhe opozitën në Shqipëri, në mënyrë që vendi të ketë një shans për të marrë statusin kandidat, qershorin e ardhshëm.

Takimet e para të ditës së nesërme, Fule do t’i ketë me Ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi, dhe Ambasadorin e OSBE-së, Eugen Wollfarth. Në orën 10:45 ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, kurse në orën 12:05 pritet të takohet me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, shkruan Shekulli Online.

Pas takimit me Berishën dhe Ramën, Fule do takohet edhe me Presidentin Bujar Nishani.


Vizita e tij këtë herë ka vetëm një objektiv: të mund të zgjidhë ngërçin që ka mbajtur të bllokuar avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.

Sipas Fules, Shqipëria ka një shans për ta marrë statusin në qershor, por brenda pranverës ajo duhet të miratojë tri reformat në mënyrë që komisioni t’ia paraqesë rekomandimin e tij vendeve anëtare.

Tetorin e kaluar, komisioni i rekomandoi vendeve anëtare dhënien e statusit Shqipërisë me kusht që të miratohej reforma parlamentare, ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë dhe në atë të nëpunësit civilë.

Opozita e kushtëzoi një kompromis të mundshëm me zgjidhjen e çështjes së qarkut të Fierit, ku ajo pretendon se shumica ka uzurpuar drejtimin e tij. Sipas opozitës, një seri vendimesh të të gjitha shkallëve të gjyqësorit shqiptar i kanë dhënë të drejtë asaj. Por, e djathta në pushtet pretendon të kundërtën duke shpjeguar se çështjet gjyqësore nuk kanë përfunduar ende. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori