LAJMI I FUNDIT:

I ftohti shtrenjton rrymën në Francë e Gjermani deri në 42%

I ftohti shtrenjton rrymën në Francë e Gjermani deri në 42%

Çmimet e energjisë në Europë në terma afat-shkurtër janë rritur gjatë kësaj jave, si pasojë e motit të ftohtë dhe acarit që ka goditur thuajse të gjithë kontinentin.

Në Francë rritja fiksohet pranë 42%, në 125 euro për megavat për orë, dhe në Gjermani me 8%, në 53.75 euro.


Në Francë rritja është e konsiderueshme për shkak të problemeve të mëdha me të cilat po përballet vendi në drejtim të kapacitetit energjetik. Mbyllja e disa reaktorëve bërthamorë, për çështje sigurie, ka nxitur edhe shkurtime të energjisë elektrike në vend.

I ftohti i pazakontë që ka goditur kontinentin ka nxitur një kërkesë të jashtëzakonshme për energji, dhe madje edhe ekonomitë më të fuqishme të kontinentit duket se e kanë të vështirë t`i bëjnë ballë kësaj situate. Jo vetëm kontratat për muajin janar janë shtrenjtuar, por madje edhe ato për muajt shkurt dhe mars. /Telegrafi/