LAJMI I FUNDIT:

“FSK të bëhet ushtri, policia ka kapacitete profesionale të bollshme”

“FSK të bëhet ushtri, policia ka kapacitete profesionale të bollshme”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se ndalja e trenit serb me simbole nacionaliste ka treguar se Kosova është shtet dhe ka një sektor sigurie të konsoliduar.

Ai ka kërkuar që të bëhet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovësx në Forca të Armatosura, në mënyrë që integriteti dhe sovraniteti i shtetit të jenë të garantuara, njofton Klan Kosova.


“Të bëhet transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës, pasi nevojiten vetëm votat në Kuvendin e Kosovës; gjithçka tjetër është gati. Institucionet e vendit është dashur ta kryejnë këtë punë, në mënyrë që të krijohet kjo forcë, që garanton sovranitetin dhe integritetin e vendit. FSK duhet të ketë më shumë buxhet, më shumë përkrahje, avancim të elementeve që çojnë drejt formimit të forcave të armatosura. Ushtria garanton interesin e vendit dhe njëkohësisht është partner më direkt i aleatëve të NATO-s. Derisa të ketë një mungesë të këtillë, situata e sigurisë është më e ndjeshme”.

Sa i përket deklaratave të Serbisë dhe Rusisë lidhur me trenin, Isufi ka thënë se ato nuk janë aspak shqetësuese dhe ka kërkuar që sytë të kthehen kah miqtë e vendit.

“Rusia nuk e ka njohur Kosovën shtet, por nuk varet prej tyre se si duhet të ecë Kosova. Ndaj, nuk duhet shikuar çka thonë kundërshtarët, por ata që ia duan të mirën vendit. Sidomos shtetet e Perëndimit, të Bashkimit Evropian”.

Isufi ka theksuar se në bindjen e tij policia ka fuqi të mjaftueshme për të garantuar rendin dhe ligjin në vend, nëse institucionet e shtetit respektojnë ligjin dhe kushtetutën.

“Duke njohur kapacitetin e Policisë së Kosovës, mendoj që është mjaftueshëm profesionale për të kryer detyrat e saj. Zhurma e madhe tregon se nuk jemi në stadin e kuptimit se secili institucion e kryen detyrën e vet. Policia e ka bërë këtë gjë. Ky rast ka treguar se ne kemi mundësi që të veprojmë në bazë të ligjit dhe kushtetutës. Ndaj duhet eliminuar pengesat e ndryshme, si muri dhe strukturat paralele në një pjesë të territorit. Por nuk duhet harruar se në çdo moment Serbia është e gatshme të ndërmarrë veprime të tilla”.

“Kosova është shtet vital, që ka përkrahje ndërkombëtare. Sa i përket anës së sigurisë, ka kapacitete të mjaftueshme. Nëse institucionet e Kosovës zbatojnë kushtetutën jam i sigurt që Kosova lëre që fuqizohet, por fiton edhe përkrahjen ndërkombëtare”.

Sa i përket ndaljes së Ramush Haradinajt nga drejtësia franceze me një fletarrest të vitit 2004 të lëshuar nga Serbia, ai ka thënë se pret që Haradinaj shpejt të kthehet në vend dhe drejtësia franceze të korrigjojë gabimin e bërë.

“Po presim që Ramush Haradinaj të kthehet në Kosovë, sepse nuk ka pasur arsye as të ndalet; ngaqë ka të bëjë me një akuzë të vitit 2004. Neve na ka çuditur reagimi i drejtësisë së Francës, pse nuk e ka liruar menjëherë. Nëse ka bërë dikush gjenocid në Kosovë, është shteti serb i Sllobodan Millosheviqit. Franca si shtet me drejtësi të konsoliduar duhet që të mos bazohet në fletarreste të këtilla”. /klankosova.tv/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori