LAJMI I FUNDIT:

FSHF nuk pret dënim nga FIFA, nxjerr në shitje bileta për Izraelin

FSHF nuk pret dënim nga FIFA, nxjerr në shitje bileta për Izraelin

Me sa duket, Federata Shqiptare e Futbollit nuk pret të dënohet me pezullim të fushës nga FIFA për ngjarjet e ndodhura në ndeshjet e fundit, për sa u përket ndezjes dhe hedhjes së fishekzjarrëve në stadium nga tifozët.

Institucioni që drejton futbollin në vendin tonë pret vetëm gjobën e zakonshme nga ndërkombëtarët ndaj ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen ndaj Izraelit që do të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.


Njoftimi i FSHF-së

Të dashur anëtarë të fanclub-it “Tifozët e Kombëtares”,

FSHF ju njofton se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Eliminatore të Kupës së Botës “Rusi 2018”, Shqipëri-Izrael, e cila do të luhet më 12 nëntor 2016, ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër.

* Biletat mund t’i blini në linkun online: bileta.fshf.org

* Afati që mund të pajiseni me biletë është data 3 nëntor 2016

Nëse do të keni vështirësi për blerjen e biletave online, jeni të lutur të paraqiteni për t’i blerë fizikisht në adresat si më poshtë ose kontaktoni në adresën e-mail: fanclub@fshf.org.al

Tiranë

Dyqani zyrtar i FSHF-së, Rruga e Elbasanit (kryqëzimi me Rr. Themistokli Germenji); Orari 10:00-19:00 (e Diela pushim)

Shkodër

Stadiumi Loro Boriçi, Tribuna C4, Rruga Djepaxhiej Nr. 2; Orari 10:00-19:00 (e Diela pushim)

Çmimet e biletave sipas tribunave janë si më poshtë:

C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 = 1.000 lekë

C1, C5 + E1, E5 = 1.500 lekë

D1, D4 = 2.000 lekë

D2, D3 = 3.000 lekë

A, B = 8.000 lekë

VIP = 18.000 lekë

Ju rikujtojmë edhe një herë për biletat sezonale, FSHF ofron zbritje prej 15%.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori