LAJMI I FUNDIT:

Fshatarët gjejnë në barkun e një aligatori katër metra, eshtra, lëkurë e flokët e fermerit që ishte zhdukur muaj më parë (Foto, +18)

Fshatarët gjejnë në barkun e një aligatori katër metra, eshtra, lëkurë e flokët e fermerit që ishte zhdukur muaj më parë (Foto, +18)

Banorët e një fshati në Brazil janë shokuar kur zbuluan eshtrat e një fermeri të zhdukur, brenda barkut të një aligatori katër metra të gjatë.

Adilson de Oliviera 47-vjeç ishte zhdukur gjatë 28 korrikut, derisa ishte në fushim me disa kolegë në lumin Javae në pjesën veriore të Brazilit, transmeton Telegrafi.


Asokohe besohej që Oliviera ishte tërhequr zvarrë në ujë dhe ishte copëtuar nga aligatorët gjigantë, gjë që ka nxitur fshatarët të hulumtojnë rastin.

Dhe pas disa ditëve kërkime, fshatarët arritën të kapin reptilin gjigant që besohet se ishte përgjegjës për vrasjen e fermerit të cilin më pas e nxorën nga uji.

Dhe kur hapën barkun e tij ata gjetën eshtra, lëkurë, flokë dhe mish të njeriut të cilat janë dërguar në laboratorin e forenzikës për analiza.

Dhe pas përfundimit të tyre është konstatuar se pjesët e trupit i përkisnin Olivieras i cili ishte gëlltitur nga aligatori. /Telegrafi/