LAJMI I FUNDIT:

Francë, gjenden dy foshnje në frigorifer

Francë, gjenden dy foshnje në frigorifer

Policia e Francës ka arrestuar një 32 vjeçare, pasi në frigoriferin e shtëpisë së saj janë gjetur dy kufoma, gjegjësisht dy trupa të pajetë të foshnjave.

Gruaja ka qenë në paraburgim që nga e diela, kur partneri i saj ka lajmëruar policinë pasi zbuloi një prej kufomave.

Zyrtarë kanë thënë për AFP-në se është shumë e vështirë të përcaktohet mosha e kufomave dhe nëse foshnjat ishin të sapolindur apo nëse kanë lindur të vdekur.


Gazeta lokale “Le Progres”, ka raportuar se gruaja me profesion kameriere është dënuar në vitin 2005 për vrasjen e fëmijës së saj të sapolindur në 2002 pas shtatzënisë që kishte mbajtur të fshehur nga familja dhe miqtë, transmeton globalpost.

Në këtë rast, nëna e gruas ishte dënuar për shkak të ndihmës së i kishte ofruar vajzës së saj për shkatërrimin e trupit të foshnjës. /Telegrafi/