LAJMI I FUNDIT:

Francë, do të vazhdojë lufta me dema

Francë, do të vazhdojë lufta me dema

Gjykata Kushtetuese në Francë ka hedhur poshtë një kërkesë të organizatave për mbrojtjen e kafshëve, të cilat kërkojnë që t’i jepet fund sportit të vrasjes së demave në arena.

Aktivistët e këtyre organizatave thonë se sporti duhet të ndalohet për shkak të dhunës dhe vuajtjeve që i shkakton kafshës – transmeton Top Channel.

Megjithatë, gjykatësit mbrojtën palën pro-ruajtjes së traditës, ndërsa argumentuan se “sporti nuk i dëmton të drejtat kushtetuese të mbrojtura me ligj të qytetarëve francezë”.


Sipas AFP, më shumë se një mijë dema vriten çdo vit në arenat franceze. Edhe pse lufta me demat është sporti popullor i Spanjës, ai gëzon popullaritet të madh edhe në zonat jugore të Francës, ku organizohen duele pothuajse të përjavshme me toreadorë. /Telegrafi/