LAJMI I FUNDIT:

Franca vëren rrezik minimal nga vezët e kontaminuara

Franca vëren rrezik minimal nga vezët e kontaminuara

Gati, 250,000 vezë të kontaminuara me insekticidin, fipronil, kanë arritur në dyqanet e Francës dhe shumica prej tyre tani edhe janë konsumuar, ka thënë Ministria e Fermave në Francë, duke shtuar se kanë vërejtur rrezik minimal nga ky incident.

“Nivelet e tashme të kontaminimit nuk përbëjnë ndonjë rrezik për konsumatorët, ka thënë kjo ministri, duke cituar një hetim nga Agjencia franceze për Shëndet dhe Siguri, e cila ka vërejtur “shumë pak” rrezik.

“Mirëpo derisa është evituar rreziku për konsumin njerëzor, hetimet tashmë kanë nisur për fermat e pulave dhe vendet ku prodhohen vezët, është thënë tutje nga kjo ministri.

Miliona vezë të pulave janë larguar nga tregjet evropiane, për shkak të prezencës së insekticidit fipronil, i cila është zbuluar nga shumë vende në Evropë.

Ky insekticid, i cili përdoret për trajtimin e kafshëve shtëpiake nga insektet, është i ndaluar në zinxhirin ushqimor dhe deri më tash policia holandeze ka arrestuar dy persona, gjatë hetimit për të kuptuar se prej nga rrjedh ky kontaminim.

Autoritetet franceze kanë identifikuar më parë pesë fabrika të procesimit të ushqimit të cilat kanë pranuar vezë të kontaminuara nga Belgjika dhe Holanda.

Komisioneri evropian, i ngarkuar për sigurinë e ushqimit, ka thënë sot se ka thirrur një takim të ministrave, dhe vëzhguesve kombëtarë, për të diskutuar rreth kësaj çështje. /Telegrafi/