LAJMI I FUNDIT:

Franca paralajmëron shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Korenë Veriore

Franca paralajmëron shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Korenë Veriore

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka paralajmëruar sot shtetasit e saj që t’iu shmangen çdo rrugëtimi drejt Koresë Veriore, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë është e domosdoshme.

“Për shkak të tensioneve aktuale dhe klimës së paqartësisë, dhe paparashikueshmërisë në lidhje me Korenë Veriore, nuk këshillohen të gjitha udhëtimet, përveç atyre të domosdoshme”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme franceze, transmeton Reuters.