LAJMI I FUNDIT:

Franca mposht Norvegjinë, shpallet kampione e botës në hendboll

Franca mposht Norvegjinë, shpallet kampione e botës në hendboll

Franca është kampione e botës në hendboll.

Francezët e kanë mposhtur në finale Norvegjinë me rezultat 33:26, në ndeshjen që sapo përfundoi, e cila u zhvillua në Paris.


Vendasit kanë dominuar ndaj kundërshtarit, të cilit ia mohuan të shpallet kampion botëror për herë të parë në histori.

Megjithatë, norvegjezët duhet të kënaqen me medaljen e argjendtë, transmeton Zëri.

Në ndeshjen për vendin e tretë, mbrëmë Sllovenia e mundi Kroacinë në një ndeshje dramatike, duke e fituar medaljen e parë të bronztë në një Botëror.