Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Francës kanë nënshkruar Marrëveshjen për hua për financimin e Projektit të trajtimit të ujërave të zeza për Komunën e Prishtinës, Obiliqit dhe komunën e Fushë Kosovës. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës marrëveshja u nënshkrua nga Ministria e Financave, ndërsa në emër të Qeverisë së Republikës së Francës marrëveshja është nënshkruar nga NATIXIS.
Në këtë ceremoni të nënshkrimit të marrëveshjes ishin prezent ministri i Financave Avdullah Hoti, ambasadori i Republikës së Francës Didier Chabert, zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Mendim Rugova, kryetari i komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, si dhe drejtori i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” Ilir Abdullahu.
Ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se “Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje shënon zbatimin e Protokollit Financiar të nënshkruar në korrik të vitit të kaluar në Paris. Vlera e kësaj Marrëveshje është 66 milionë Euro me një normë simbolike të interesit 0.036%, grejs periudhë 5 vite dhe 25 vite kthim efektiv të kredisë”.
“Fondet të cilat do të huazohen nga kjo marrëveshje do të përdoren për realizimin e Projektit për Trajtimin e ujërave të zeza për komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Përveç përmirësimeve në rrjetin ekzistues do të ndërtohet edhe një fabrikë/impiant për trajtimin e ujërave të zeza. Qëllimi kryesor i këtij projekti është mbledhja dhe trajtimi i rrjedhave dhe mbushjeve të ujërave të zeza nga rrjeti ekzistues në Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë, trajtimi i tyre sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe pastaj zbrazja e ujit të trajtuar në lumin Sitnica. Fabrika do të ketë kapacitet të trajtimit të ujërave për një territor të populluar me rreth 500,000 banorë”, shtoi ministri Avdullah Hoti.
Ai gjithashtu bëri të ditur se “Bazuar në Studimin e Fizibilitetit për këtë projekt, i cili është kompletuar në fund të vitit 2012 nga Komisioni Evropian, rezulton se përfitimet do të jenë të shumta qoftë për ambientin, mirëqenien e qytetarëve dhe ekonominë e vendit në përgjithësi. Studimi i Fizibilitetit ka rezultuar në një raport Benefit/Kosto 2.5. Kjo nënkupton se për çdo euro të investuar në këtë projekt kthimi përgjatë jetës së projektit do të jetë më shumë se dyfishi i investimit”.
Ndërsa, ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë Didier Chabert tha se ky projekt do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe ambientit të tri komunave.
“Ky projekt mbulon një zonë që ka disa komuna dhe ky projekt do të mobilizoj shumë njerëz dhe njohuritë e ndërmarrjeve që do të angazhohen, si edhe ndërmarrjet franceze me liderë botërorë që do të përfitojnë nga Kosova. Kjo dëshmon për angazhimin e Francës si një shtet mik në drejtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ne jemi krenar që ju ofrojmë këtë kredi për trajtimin e ujërave të zeza”, shtoi ambasadori francez Didier Chabert. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi