LAJMI I FUNDIT:

Franca: Dialogu konstruktiv stabilizon Maqedoninë

Franca: Dialogu konstruktiv stabilizon Maqedoninë

Franca përcjell me shqetësim të thellë gjendjen në Maqedoni dhe fuqishëm dënon dhunën që ndodhi mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë, pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bën të ditur Ambasada franceze në Shkup, Franca thërret palët që të jenë të qetë, duke rikujtuar se dialogu konstruktiv do të mundësojë stabilizimin e vendit.


Sipas Francës, liderët politik duhet të marrin përgjegjësi dhe të zgjedhin rrugën e dialogut. Përdorimi i dhunës do të sjell në rritjen e tendosjeve./Telegrafi/