LAJMI I FUNDIT:

Fqinjët kanë ankesa për Ivanka Trump (Foto)

Fqinjët kanë ankesa për Ivanka Trump (Foto)
Getty Images

Pas vendosjes në Washington, fqinjët i kanë uruar mirëseardhje Ivanka Trumpit dhe burrit të saj, Jared Kushner, duke u shkruar një letër, mirëpo ata tashmë kanë ankesa për sjelljet e tyre.

Sipas Washington Post, në lagjen ku ndodhet shtëpia në vlerë prej 5.5 milionë dollarësh e vajzës së presidentit amerikan, është prishur atmosfera prej momentit të vendosjes së tyre aty.


Një agjent i Shërbimit Sekret para shtëpisë së Ivanka Trump (Foto: The Washington Post)

Fqinjët thonë se ata ua zënë gjithë parkingun, madje e bllokojnë edhe rrugën, ndërsa i lënë thasët me mbeturina në trotuar, derisa ajo që u pengon më së shumti është prania e madhe e agjentëve që e ruajnë familjen.

Situata ishte përkeqësuar kur punonjësit e angazhuar për siguri nga Shtëpia e Bardhë kishin vënë dy shenja shtesë në dy vende duke ua ndaluar fqinjëve parkimin.

Ivanka Trump duke u larguar nga shtëpia në Kalorama (Foto: The Washington Post)

“Fillova të bërtas nga inati”, ka treguar Rhona Friedman, e cila jeton shumë afër Ivankas, duke shtuar se menjëherë kishte nisur t’u shkruante e-maile për këtë çështje.

Amerikanët zbaviten me skandalin e Ivanka Trumpit
Lexo po ashtu Amerikanët zbaviten me skandalin e Ivanka Trumpit

Dhe pas një takimi të agjentëve të Shërbimit Sekret dhe asistentit të kryetarit të komunës, është larguar shenja para shtëpisë së Friedman dhe aty tash mund të parkohen automjetet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori