LAJMI I FUNDIT:

Fotoja që po pushton internetin: Nëna duke përqafuar fëmijën e parë para se të lindë tjetrin

Fotoja që po pushton internetin: Nëna duke përqafuar fëmijën e parë para se të lindë tjetrin

Fraza se një fotografi vlen sa një mijë fjalë ndoshta asnjëherë nuk ka pasur vlerë më të madhe sesa në këtë imazh emocional të kapur nga fotografja Laura Paulescu të një nëne e cila e përqafon fëmijën e parë para se vajza të largohet nga dhoma që nëna e saj të lindë fëmijën tjetër.

Kjo fotografi së fundmi është duke bërë bujë në internet, pasi që e kap një moment të përsosur ku një nënë e mirëpret fëmijën e dytë në botë, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, pavarësisht se një fëmijë i ri është ndjenjë e veçantë, asnjëherë nuk duhet harruar faktin se fëmija i parë më nuk do të jetë fëmija i vetëm.

Kjo mund të duket e qartë, por është një ndryshim në dinamika që mund të jetë shumë emocionale për disa nëna.

Në një postim për Baby Center, shkrimtarja Melissa Willets tregon se si shikimi i kësaj fotoje prekëse i kthen asaj kujtimet e të njëjtit moment.

“Kishte qenë momenti i fundit kur ajo kishte qenë fëmija im i vetëm. Dhe, përderisa me padurim prisja ta lindja fëmijën tjetër, zemra ime thyhej në copëza të vogla. Ndihesha krejtësisht ndryshe. Nuk doja ta lëshoja nga përqafimi. Asnjëherë!”

Veç këtyre, në fotografi mund të shihet nëna duke e siguruar veten dhe fëmijën e parë se pavarësisht se çfarë ndodhë, gjithçka do të jetë në rregull.  /Telegrafi/