LAJMI I FUNDIT:

Fotografi i përkushtuar të kapte imazhet, nuk u largua nga dreri që e godiste në kokë (Video)

Fotografi i përkushtuar të kapte imazhet, nuk u largua nga dreri që e godiste në kokë (Video)

Është hedhur në internet një video e realizuar në Shtetet e Bashkuara, që e tregon fotografin e paidentifikuar i cili ri ulur poshtë një dreri.

Kafsha e godiste lehtë në kokë dhe provonte ta qëllonte me brirë, por ai ishte i qetë dhe provonte që me përkushtim të shkrepte imazhe sa më të mira, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk është lënduar, vetëm një goditje më e fuqishme, koka dhe qafa e tij do pësonin lëndime serioze.

Ende nuk janë publikuar fotografitë, që janë realizuar në ato momente. /Telegrafi/