LAJMI I FUNDIT:

Fotografi mbresëlënëse të shkrepura në momentin e shpërthimit të vullkanit Etna (Foto)

Fotografi mbresëlënëse të shkrepura në momentin e shpërthimit të vullkanit Etna (Foto)

Afër 10 persona kanë ngelur të lënduar nga shpërthimi i një prej vullkaneve më aktivë në botë, Etnas në Sicili.

Ndonëse ky proces shkaktoi panik dhe lëndime në disa prej turistëve që ndodheshin aty afër, shpërthimi dha edhe një pamje spektakolare e cila nuk u shpëtoi aparateve të fotografëve të apasionuar.

Riaktivizimi i vullkanit nisi dy ditë më parë me disa shpërthime të vogla në kraterin e ri juglindor të tij, i cili iu shtua aktivitetit ekzistues në majë.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar disa fotografi të cila shfaqin kraterin e vullkanit, dhe imazhin mbresëlënës të formuar nga flakët e kuqe. /Telegrafi/