LAJMI I FUNDIT:

Foshnjat bëhen me të vërtetë të vetëdijshme, kur janë pesëmuajshe

Foshnjat bëhen me të vërtetë të vetëdijshme, kur janë pesëmuajshe

Bebet janë të afta të mendojnë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të ruajnë kujtimet duke nisur që nga mosha pesëmuajshe

Sipas një studimi të ri, shkencëtarët në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore në Paris zbuluan se foshnja mund të ruajë shkurtimisht imazhet në ‘kujtimet e punës’ së tyre në kohën që ata kanë arritur pesë muaj nga ardhja në jetë.

Kur truri i një të rrituri zbulon diçka, të ngjashëm me një objekt në lëvizje, një sinjal udhëton nëpër tru duke lejuar atë që shkurtimisht të ruajë imazhin, transmeton Telegrafi.

Sipas shkencëtarëve, një pikë në aktivitetin e trurit është e dukshme kur kjo ndodh dhe edhe kur lëvorja paraballore e trurit merr mesazhin, kjo në aktivitetin e trurit është e njohur si një ‘valë e fundit e ngadalshme’.

baby-at-ribbon-cutting-01

Kërkuesit studiuan aktivitetin e trurit të më shumë se 240 bebeve. Çdo fëmije i është treguar një foto të një fytyre për më pak kohë se një figurë të dytë.

Ata që ishin të paktën njëvjeçar shfaqnin reagim të njëjtë të trurit, siç shihet tek një i rritur, por edhe foshnjat pesë-muajsh treguan shenja të një ‘vale të fundit të ngadalshme’.

Hulumtuesit besojnë se kjo “valë e fundit e ngadalshme ‘mund të sugjerojë mendim të vetëdijshëm për foshnjat e vogla.

Plani i tyre i ardhshëm është për të studiuar se si këto shenja të mendimit të ndërgjegjshëm janë të lidhura me të mësuarit, veçanërisht në zhvillimin e gjuhës. /Telegrafi/