LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës së parë në Serie A për sezonin 2017/18, dominon Milani (Foto)

Formacioni i javës së parë në Serie A për sezonin 2017/18, dominon Milani (Foto)
-->

Më në fund filloi edhe sezoni i shumëpritur 2017/18 në Serie A.

Një njëmbëdhjetëshin e javës nga TuttoMercatoWeb janë pesë lojtarë të Milanit, ku kuqezinjtë fituan me rezultat 0-3 ndaj Crotones.

Në portë është Gianluigi Buffon, autori i parë i penalltisë së akorduar nga VAR.

Në qendër të mbrojtjes Francesco Acerbi dhe Leonardo Bonucci, ndërsa në krahët e mbrojtjes janë Andrea Conti e Faouzi Ghoulam.

Në mesfushë Hakan Calhanoglu, Amato Ciciretti dhe Valter Birsa, kurse në sulm së bashku me dyshen e Milanit, Suso e Patrick Cutrone, është edhe Paulo Dybala. /Telegrafi/