Edhe një javë e mirë e futbollistëve sh qiptarë nëpër botë ka kaluar.
Gjatë vikendit që lamë pas, disa nga yjet tanë kanë shënuar gola tejet të rëndësishëm me skuadrat e tyre.
Ndërkohë në mbrojtje padiskutim që shkëlqeu si gjithmonë Mërgim Mavraj e Shkodran Mustafi, por këtë javë paraqitje të mirë ka bërë edhe Frederik Veseli.
Etrit Berisha është kthyer në një portier madhështor, pasi është në portë rregullisht tek Atalanta dhe ka bërë disa pritje fantastike në fitoren ndaj Genoas.
Faza e sulmit më e mira, pasi këtë javë gjashtë futbollistë kanë realizuar gola. /Telegrafi/
Etrit Berisha – Edhe një ndeshje e nivelit të lartë për gardianin e Kombëtares shqiptare. Berisha ruajti portën e paprekur në fitoren e Atalantës 3-0 ndaj Genoas. Prishtinasi pati disa ndërhyrje fantastike në këtë përballje.
Shkodran Mustafi – Paraqitja e mirë e tij u vlerësua edhe nga goal.com ndaj Sunderlandit. Arsenal fitoi në udhëtim 1-4, derisa Mustafi bëri punë të madhe në repartin defensivë tek ‘Topçinjtë’. Ardhja e tij në Londër ka bërë perfekte mbrojtjen e Arsenalit.
Mërgim Mavraj – Nuk duhet shumë fjalë për ta përshkruar liderin e Kolnit dhe Kombëtares shqiptare. Mavraj zhvilloi edhe një ndeshje të mrekullueshme në suksesin e skuadrës së tij 3-0 ndaj Hamburgit. Falë paraqitjes së mirë zuri vend edhe në formacionin e javës në Bundesliga.
Frederik Veseli – Të ndalesh një skuadër si Roma nuk është e lehtë dhe të përballesh me sulmues të mëdhenj si El Shaarawy, Dzeko apo Salah. Frederik Veseli zhvilloi një ndeshje tejet të mirë në barazimin e Empolit 0-0 ndaj Romës.
Azdren Llullaku – Lojtari më në formë nga shqiptarët nëpër botë. Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë shënoi edhe dy gola të tjerë me Gaz Metanin. Me 12 gola të shënuar në kampionatin rumun, Llullaku po tregon se është një golashënues i lindur. Falë dopietës së tij Gaz Metan rrëmbeu fitoren 1-3 tek Targu Mures.
Amir Abrashi – ‘Pitbulli’ shqiptar po sundon në Bundesligën gjermane. Ishte i pakalueshëm në repartin defensive të Freiburgut, organizoi shumë aksioni por në fund edhe shënoi një gol të bukur në fitoren e skuadrës së tij 1-3 tek Werder Bremen. Falë paraqitjeve mbresëlënëse deri më tani me Freiburgun, Abrashi po duket gati për një skuadër më të madhe.
Valon Behrami – Edhe një ndeshje e nivelit të lartë për Valonin në njërën nga ligat më të forta në botë atë të Anglisë. Behrami ishte titullar dhe vendimtar me ndërhyrjet e tij në fitoren e Watfordit 1-0 ndaj Hull Cityt. Forma e tij e mirë u vlerësua edhe në Angli si mesfushori me notën më të madhe në këtë takim. Behrami është bërë si vera, sa më i vjetër aq më i mirë.
Arber Zeneli – Djaloshi i artë nga Kosova po tregon se ka cilësi të jashtëzakonshme. Arber Zeneli tmerroi liderin e Holandës, Feyenoordin me një gol të mrekullueshëm nga 30 metra dhe një asistim në barazimin 2-2 të Heerenveenit. 21-vjeçari ka arritur kotën e gjashtë golave në Eredivisie duke treguar se është një ‘vrasës’ për kundërshtarët.
Besart Berisha – Shënoi het-trikun e parë këtë edicion me Melbourne Victoryn në Australi. Besart Berisha ishte vendimtar me tre gola dhe një asistim në fitoren 6-1 të skuadrës së tij ndaj Wellington. Falë tre golave të fundit, prishtinasi po udhëheq listen e golashënuesve në Australi.
Bekim Balaj – Ditët më të mira në karrierën e tij po i kalon edhe Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran realizoi dy gola në fitoren e Terek Groznit në udhëtim tek Ural 1-4. Forma e mirë e ka future në mesin e ‘bomberëve’ në kampionatin rus, pasi anëtari i Kombëtares shqiptare zë vendin e dytë të realizatorëve në Rusi me gjashtë gola.
Admir Mehmedi – Ka arritur ta shënoi golin e dytë këtë edicion në Bundesliga, por me shumë vlera. Goli i Mehmedit ishte vendimtar për Leverkusenin, që shënoi fitore të vlefshme 1-2 tek Wolfsburg. Përpos golit të shënuar, Admiri mori pjesë edhe në aksionin e golit tjetër duke u shpallur futbollist i ndeshjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Shumë para po zhduken nga futbolli faji i tyre” – Infantino i hap luftë menaxherëve dhe ndërmjetësve në futboll
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t’i sjellë klubit mbi një miliard euro
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel