LAJMI I FUNDIT:

Formacionet e mundshme, Brazil – Paraguai

Formacionet e mundshme, Brazil – Paraguai
Getty Images

Matematika ende nuk ka vendosur dhe nisur nga kjo Brazili ende ka dëshirë për të fituar ndeshjet e mbetura në kualifikimet të Kupës së Botë.

Pas 4-1 kundër Uruguait, brazilianët dëshirojnë të vazhdojnë të luajnë futboll të bukur dhe të arkëtojnë pikë të reja.


Nëntë fitore nuk kanë mjaftuar për të arritur kualifikimin, edhe pse aktualisht Brazili renditët në vendin e parë me 30 pikë, shtatë më shumë se Uruguai në vendin e dytë, kurse Paraguai në vendin e shtatë me 18 pikë vazhdon të ëndërrojë për një vend që dërgon në ‘Rusia 2018’.

Formacionet mundshme:

Brazil (4-3-3): Alisson; Dani Alves, Marquinos, Miranda, Marcelo; Paulinho, Casemiro, Renato Augusto; Coutinho, Firmino, Neymar.

Paraguai (4-2-3-1): Silva; Veron, Valdez, Da Silva, Alonso; Riveros, Caceres; Iturbe, Dominguez, Almiron; Lezcano. /Telegrafi/