LAJMI I FUNDIT:

Ford Mustang dështon të bëjë rrëshqitje në pistë (Video)

Ford Mustang dështon të bëjë rrëshqitje në pistë (Video)

Gjatë një takimi të shoferëve sportivë në Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara, një Ford Mustang nuk ia ka dalë të bëjë si duhet rrëshqitje në pistë.

Megjithëse kjo makinë ka fuqi të madhe, duket se frenat janë shumë të rreptë dhe lëvizja nuk shkon si duhet, meqë shumë makina të tilla janë përplasur gjatë kësaj përformance, transmeton Telegrafi.


Filmimi i postuar më poshtë e tregon njërin rast kur shoferi e humb kontrollin dhe përplaset në barrierën anësore, në vend se të zë kthesën.

Kjo paraqitje kërkon që edhe drejtuesi të ketë aftësitë e duhura, që të kontrollojë shpejtësinë dhe lëvizjen e timonit në të njëjtën kohë. /Telegrafi/