LAJMI I FUNDIT:

Foli Labi, përmend gardhin dhe kalin: Jam vizionar i së ardhmes se këtij vendi!

Foli Labi, përmend gardhin dhe kalin: Jam vizionar i së ardhmes se këtij vendi!

Deputeti i AKR-së, i zgjedhur nga lista e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Labinot Tahiri – Labi, përmes një postimi në Facebook i del në mbrojtje shefit të tij, Behgjet Pacollit. Shkrimin e tij, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Lideri im, Behgjet Pacolli!


Ky njeri, nuk ishte dhe as nuk është njeri i ultimatumeve.

Titujt gjatë këtyre ditëve, kanë qenë tituj për të përqarë miqësinë në mes të subjekteve Politike.

Behgjet Pacolli, e tha qartë se ne si subjekt politik, nuk i prijmë bllokadave, por zgjidhjeve politike, për të cilat si duket askujt nuk po i bëhet vonë nëse nesër fëmijët e tyre dhe fëmijët tanë nuk do të kenë libra për të vazhduar mësimin në Shtator.

Behgjet Pacollin, e vërtetë është që askush nuk mund ta mbajë me zor në koalicion, dhe as me atë nëse ai nuk shfaqë vullnet për të bashkëpunuar për të mirën e Kosovës. E ka dëshmuar këtë! Pra, ai kërkon zgjidhje, e jo bllokada.

Derisa kërkonin të bënin koalicion partitë politike, nuk u ndalnin së thirruri në telefon, si dhe çdo ditë trokisnjn në derën e tij, për të arritur marrëveshje politike për koalicion!

Andaj, mos e mendoni të lehtë punën me Behgjet Pacollin dhe as AKR-në, duke na injoruar pasi që ti kryeni punët kushdo qoftë sepse, gjithmonë dhe gjithë jetën për aq sa e kemi të caktuar të jetojmë, do ti duhemi Kosovës dhe të gjithë juve. Këtë ua garantoj.

Pra, mos ja bëni si ajo barcoleta, “Kalova gardhin e të dhjevsha kalin.”

Lërini miqësi dhe tregoni bashkëpunim për Kosovën se fundja mbi 22 milion euro donacion i ka dhuruar për fëmijët dhe spitalet Behgjet Pacolli, përderisa asnjëri nga ne kaq para nuk kemi dhënë për Kosovë, ne që jemi brenda Parlamentit tonë.

President, kam besim në ty dhe të jam besnik, por gjithnjë duke më besuar se jam vizionar i së ardhmes se këtij vendi.

Labinot Tahiri, Shërbëtor i vendit!” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori