LAJMI I FUNDIT:

FlyMe nga Meizu pajiset edhe me TimeMachine!

FlyMe nga Meizu pajiset edhe me TimeMachine!

Sistemi operativ i Meizu, Flyme, njihet si platformë e thjeshtë dhe e lehtë për t’u përdorur. Në mënyrë që platforma të jetë relevante dhe praktike për të gjithë, Flyme 6 do të lansohet nesër me një përditësim të madh.

Meizu tashmë ka përditësuar Flyme një muaj më parë duke shtuar edhe listën e pajisjeve që do të merrnin këtë përditësim.


Tipari më interesant i cili vjen në versionin e ri quhet ‘Time Machine’ dhe do të mund të kthejë detajet e kontakteve që keni fshirë gjatë dy viteve të fundit. Tipari i ngjan shumë atij të Apple që ka emrin e njejtë dhe funksionon në OSX.

Kompania kineze bën të ditur që tipari do të punojë në aksionet e tashme vetëm nëse e futni në përdorim duke e aktivizuar atë. ‘Time Machine’ mund të kthej kontaktet e fshira deri para dy vjete.