LAJMI I FUNDIT:

Floriani gati për “Helëm”, detaje dhe imazhe ekskluzive nga projekti më i ri i këngëtarit (Foto)

Floriani gati për “Helëm”, detaje dhe imazhe ekskluzive nga projekti më i ri i këngëtarit (Foto)

Këngëtari Florian Beqiri shumë shpejt do të sjellë për fansat projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Helëm”.

Një këngë ritmike e verore, do ta sjellë më në formë se asnjëherë, këngëtarin më të ri në moshë të “Brick Records”.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një prononcim për Telegrafin, Floriani ka zbuluar detajet e projektit të tij më të ri, që do të vijë së shpejti për publikun.

“Jemi përgatitur në maksimum për këngën e re, duke u munduar të japim më të mirën në këtë projekt, dhe shpresoj që do të pëlqehet kënga ime e re. Si çdo këngë tjetër e imja, dhe kjo këngë është punuar në “Brick Records”, ndërsa tekstin e ka shkruar Imperialb, një djalosh shumë i talentuar nga Zvicra, ndërsa ‘Helëm’ do të jetë titulli i këngës sime të re”, tha Florian Beqiri për Telegrafin.

Floriani gjatë xhirimeve të klipit të ri “Helëm”. (Foto ekskluzive)

Në vazhdimin e bisedës, këngëtari shtjelloi tematikën e kësaj kënge, duke treguar se ka domethënie, por nuk është diçka nga jeta e tij personale, ose një dedikim në veçanti.

“Dedikim të veçantë nuk kam bërë asnjëherë, ndërsa mund të them se këngën ua dedikoj gjithë fansave të mi, për përkrahjen e vazhdueshme që më japin në çdo koncert dhe paraqitje timen. Kurse kënga e re flet për dashurinë, se si një djalosh i shpreh dashurinë e tij të madhe një femeje, duke e komplimentuar me fjalët më të mira, më të ngrohta etj”, tregon këngëtari Beqiri.

Floriani gjatë xhirimeve të klipit të ri “Helëm”. (Foto ekskluzive)

Projekti “Helëm” në anën vizuale të tij mban vulën e produksionit Entermedia, ku për Telegrafin, Floriani zbulon se ai bashkë me ekipin profesional të këtij rpoduksioni morën rrugën drejt Shkupit, për të kryer xhirimet e klipit të tij më të ri.

“Xhirimet e klipit kësaj here janë bërë në Maqedoni, në Shkup. Jemi munduar që në çdo projekt, në çdo klip të dal më ndryshe, dhe shpresoj se edhe këtë herë ia kemi arritur qëllimit”, përfundoi Floriani për Telegrafin.

Nora Istrefi me projekt befasi, zbulohen imazhe ekskluzive nga klipi i saj më i ri (Foto)
Lexo po ashtu Nora Istrefi me projekt befasi, zbulohen imazhe ekskluzive nga klipi i saj më i ri (Foto)

Ekipi i Telegrafit ka përcjell nga afër xhirimet e klipit “Helëm” të kryera në Shkup nga produksioni Entermedia.

Në vazhdim ju prezantojmë me disa imazhe ekskluzive nga klipi më i ri i Florianit, i cili i plotë për publikun vjen brenda pak ditësh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori