Gabimi i femrave është se i qortojnë meshkujt për qëndrimin e tyre, kinse i duan ato më pak se një natë më parë, kur ishin shumë të dashur e romantikë.
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Një çift i mençur, që janë të lirë në komunikim ndërmjet tyre, njëri-tjetrit ia thonë se çfarë dëshirojnë dhe kënaqen vetë, por kënaqësia është e ndërsjellë. Kjo gjë bëhet duke rënë dakord, duke bërë e duke provuar jo vetëm atë çfarë e pëlqejmë vetë, por edhe atë që e pëlqen tjetri, gjithmonë sipas rastit.
Flisni shtruar me partnerin tuaj për seksin dhe dashurinë, lejoni mashkullit që herë pas here të bëjë atë që dëshiron. Kjo nuk prish harmoninë dhe as jetën tuaj seksuale. Mos rrini të heshtur, ashtu shtrirë, por flisni, i thoni njëri-tjetrit se çfarë dëshironi.
Meshkujt e pëlqejnë seksin oral, jo aq ngaqë ata ndiejnë shumë kënaqësi nga ky lloj seksi, sesa nga fakti që në këtë moment ata ndihen vërtet të dëshiruar e të dashuruar nga femrat.
Seksi oral për mashkullin është një nga dhuratat e çmuara që e kënaq dhe e bën të dashurohet nga femra në një moment kur ka një eksitim me një ndjesi maksimale.
Meshkujt pas seksit, duken si të përhumbur në vetvete, sepse ata përpiqen që ta rimarrin veten përsëri, pasi, mos u çuditni, ata janë tronditur aq shumë, saqë kanë dalë nga vetja e tyre gjatë orgazmës dhe gati-gati kanë “luajtur nga fiqiri”.
Përgjithësisht, meshkujt, janë të mbyllur në vetvete, sepse ata përpiqen të mos e humbasin pushtetin, për shembull kur arrijnë në orgazëm, përveç kënaqësisë së madhe, ata përjetojnë edhe njëfarë frike. U duket sikur po e humbasin vetëkontrollin, pra edhe pushtetin, në mënyrë instinktive përpiqen ta rifitojnë atë që e kanë humbur: vetëkontrollin, seriozitetin, pushtetin. Kanë dalë nga vetja, prandaj përpiqen të rikthehen duke u mbyllur në vetvete.
Përveç lodhjes, është edhe ana psikologjike ajo që vepron tek meshkujt, dyshimi nëse ka arritur sukses apo jo. Ka dëshmi dhe prova se meshkujt eksitohen menjëherë nga revistat erotike, filmat me skena seksuale, veshja, veshje intime të natës, fotografitë erotike. Që do të thotë se meshkujt eksitohen më shumë me atë që shikojnë me sy. Kurse femrat eksitohen më shpejt nga ajo se çfarë dëgjojnë me veshë.
Kjo është edhe arsyeja përse në adoleshencë djemtë kërkojnë revista pornografike, ndërsa vajzave u pëlqejnë romanet me dashuri dhe komplimente.
Ky sekret te meshkujt shpjegohet me faktin se djemtë pëlqejnë më shumë: pamjen, veshjen, paraqitjen e femrës, bukurinë. Ndërkaq, femrat pëlqejnë më shumë: inteligjencën e mashkullit, komplimentet, poezi të shkruara.
Një fjalë e urtë popullore thotë: “mashkulli dashuron me sy, ndërsa femra dashuron me shqisa, me veshë. Kur njerëzit, në përgjithësi, e dinë natyrën e përjetimit të njeriut tjetër, ata përpiqen të bëjnë diçka, ose të paktën të mos keqkuptohen.
Mundohuni për kompromis, duke e bërë të mrekullueshëm për të dy epilogun e lojës së dashurisë. Ndoshta mashkulli duhet të lihet i qetë gjatë disa minutave, sa ta marrë veten, pastaj të kthehet me dëshirë në dashuri, duke folur me femrën, që ajo të mos ndihet e braktisur.
Një femër kishte thënë: “të gjithë djemtë që i kam pasur, donin të futeshin brenda, nuk donin të më njihnin përbrenda”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Maska më e mirë kundër zbokthit
Disa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Gjashtë gabime gjatë tharjes së flokëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert