LAJMI I FUNDIT:

Flickr Pro, tre muaj pa pagesë

Flickr Pro, tre muaj pa pagesë

Shërbimi i njohur i fotografive, Flickr ka gjetur një mënyrë interesante për t’i trajtuar përdoruesit e saj para festave. Kjo, pasi që Flickr tani është duke i dhënë tre muaj të shërbimit të saj me pagesë, falas, për të gjithë abonentët e tanishëm.

Falja e shërbimit për përdoruesit me siguri se shihet si një veprim i mirë nga Flickr, Sidomos pas incidentit të rivalit, Instagram, kohët e fundit.

Në rast se jeni duke u hamendur, muajt pa pagesë vijnë me mundësi ngarkimi dhe shikimi të pakufizuar të fotografive, gjithashtu duke mundësuar të postoni fotot deri në 60 grupe dhe ngarkim të pakufizuar të video përmbajtjes në kualitet HD.


Me këtë veprim, Flickr dëshiron të shpërblejë të gjithë përdoruesit e saj besnik, të cilët e kanë përdorur faqen dhe shërbimet e saj gjatë gjithë këtyre viteve. / Telegrafi /