LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri Kelmendi: I kam gati projektet

Zëvendëskryeministri Kelmendi: I kam gati projektet

Zëvendëskryeministri i ri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi është zotuar se do ti përmbushë të gjitha premtimet e dhëna para se ta merrte këtë pozitë.

Në një prononcim për Gazetën Fjala, ai ka thënë se prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik.


“ Sot mora postin e zëvendëskryeministrit dhe për këtë është ligjore që të jap dorëheqje nga pozita prej deputetit. Prioritetet kryesore do të jenë zhvillimi ekonomik, punësimi i qytetarëve që të gëzohen me një punë”, ka thënë Kelmendi.

Ai beson se të gjitha këto do të arrij t’i realizoj gjatë mandatit që i ka mbetur Qeverisë. Në një intervistë për Gazetën Fjala Kelmendi pati premtuar se me marrjen e kësaj detyre rritja ekonomike do të shkojë deri ne 10 për qind.

“Rritja ekonomike për 3 për qind nuk garanton se fëmijët tanë do të jetojnë më mirë se sa prindi i tyre apo si në shtete e Evropës. Unë garantoj se rritjen ekonomike do ta bëjë mbi 10 për qind”, pati thënë Kelmendi.

Ai ka kritikuar punën që po e bënë aktualisht Qeveria e Kosovës. Madje është goxha kritik në çështjen e zhvillimit ekonomik.

“Unë kam thënë se zhvillimi ekonomik me këto metoda të ecjes ‘caca-caca”, nuk mund të ec. Ai që donë të bëjë zhvillim ekonomik duhet të punojë më gjatë dhe më shpejt”, është shprehur Kelmendi.

Kelmendi: Bujqësinë do ta zhvillojë brenda katër muajve

Në një intervistë për Gazetën Fjala, ka thënë se i ka gati të gjitha projektet për zhvillimin ekonomik të shtetit. “Bujqësinë do ta zhvillojë brenda katër muajve. Nuk do të ketë nevojë që të importohet asnjë produkt në Republikën e Kosovës e që mund të kultivohet në Kosovë. Flas nëse mund të prodhohet”.

Më këtë ai garantonte që do të ket rritje të jashtëzakonshme të të hyrave për fermer. “Do ta zhvilloj industrinë e tekstilit. Kam ide për këtë që nuk i ka asnjë shtet në rajon. Më tekstil do të punësoheshin një numër i madh i grave kosovare. Do të arrijmë që industrinë ushqimore të prodhojmë prodhime për konsum më të mëdha se sa prodhimet që importohen në Kosovë. 90 për qind e kosovarëve do të konsumojnë prodhime vendore. Për ta mbërri këtë do ta zvogëloj informalitetin”, ka thënë Kelmendi për Gazetën Fjala.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori