LAJMI I FUNDIT:

Flet gruaja që vrau vëllain e Kim Jong-un, thotë se ishte mashtruar nga një grup miqsh (Foto/Video)

Flet gruaja që vrau vëllain e Kim Jong-un, thotë se ishte mashtruar nga një grup miqsh (Foto/Video)

Gruaja e cila dyshohet se është autorja e vrasjes së gjysmë vëllait të Kim Jong-un, në një aeroport në Malajzi ka folur për autoritetet malajziane pas arrestimit.

Ajo ka thënë se ajo ishte mashtruar nga një grup miqsh, që disa ditë më parë i kishin thënë të bënte një shaka me Kim Jong-nam, duke i afruar një shami me helm që do të ishte e parrezikshme për jetën e tij.


“Unë e bëra këtë veprim sepse mendova dhe isha e bindur nga miqtë e mi se kjo do të ishte thjesht një “shaka””, tha ajo.

Policia në Kuala Lumpur thotë se ka arrestuar vajzën e dyshuar që në pamjet filmike që dolën në media, si momentet e para pas vrasjes, mbante një bluzë të bardhë të veshur ku shkruante “Lol”.

Ajo është 28-vjeç dhe quhet Doan Thi Huong, por besohet se emri i saj nuk është ky i vërteti, përcjell Panorama.

Një grua e dytë është arrestuar si e dyshuar për vrasjen. Ajo është quajtur Siti Aishah 25 vjec, nga Indonezia, dhe në prang ra edhe i dashuri i saj. Deri tani janë 3 të arrestuar.

Sakaq, mediat kanë publikuar edhe një foto e cila tregon dinamiken se si ka ndodhur vrasja.


640x360_MP4_5893990712453776550 by revistaime