LAJMI I FUNDIT:

Flet Fitim Lladrovci i dënuar për xhihadizëm, që nuk është penduar se iu bashkua ISIS-it

Flet Fitim Lladrovci i dënuar për xhihadizëm, që nuk është penduar se iu bashkua ISIS-it

Fitim Lladrovci, i dënuar me pesë vjet burg për pjesëmarrje në luftën e Sirisë, nuk është penduar për rrugën që kishte marrë.

Ai deklaroi nga burgu i Sigurisë së lartë në Gërdovc se do të ishte shumë i lumtur sikurse të vritej atje si Shehid, raporton RTK.


Lladrovci nga Drenasi është i bindur se myslimanët duhet të jetojnë në një shtet të vetëm dhe se ata këtë nuk mund ta bëjnë kurrë me bisedime paqësore.

Kosovari i cili në intervistë për RTK-në tha se ka shkuar në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, tha deklaron se:’Anija e myslimanëve lundron në gjak sepse vetëm kështu mund të realizohet shteti islam në të cilin jetohet sipas Sheriatit”.

Sa i përket ISIS-it, ai deklaron se ata janë një grup të cilët vetëm dëshirojnë që jeta të bëhet sipas Sheriatit, ashtu siç ka udhëzuar sipas tij, profeti Muhamed.

Ai tha se në Siri ka shkuar nëpërmjet Aeroportit të Malit të Zi drejt Turqisë, e pastaj drejt vatrave të luftës, kurse në kontakt me xhihadistët ka rënë nëpërmjet internetit, transmeton lajmi.net.

Lladrovci tha se nuk është i penduar për rrugën që ka ndërmarrë dhe se ndihet mirë që atje ka takuar edhe shqiptarët më të njohur në botën e terrorist si Lavdërim Muhaxherin e Ridvan Haqifin.

Ai ka bërë të ditur se në dy herët e tij që kishte shkuar në Siri, i kishte takuar të këta persona, kurse më vonë Ridvan Haqifi ishte përzgjedhur nga xhihadistët shqiptarë për të kryesuar.

Lladrovci i cili ka sjellë në Kosovë djalin 8 vjeç të një kosovari i cili kishte shkuar në Siri, nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

Por njëkohësisht ai ka shprehur zhgënjimin e tij se përse nuk po shkojnë më shumë shqiptarë për të luftuar në Siri përkrah ISIS-it.

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori