LAJMI I FUNDIT:

Flet Ajsi, vajza të cilës Stresi i doli në mbrojtje (Foto)

Flet Ajsi, vajza të cilës Stresi i doli në mbrojtje (Foto)

Shumë vite më parë mes reperit të njohur Stresi dhe regjisorit Leonard Bombaj filloi një konflikt i hapur.

Gjithçka nisi me akuzat e Stresit ndaj Bombajt, ku sipas reperit Ajselda Xhaxhaj, vajza e cila u bë e njohur nga “Kripëmjaltëzat” (Një format i Leonard Bombajt), i kishte rrëfyer reperit se ishte përdhunuar nga regjisori.

Por, kjo gjë nuk u konfirmua asnjëherë, as nga policia e as nga gjykata, megjithatë konflikti vazhdonte.

Së fundmi, reperi Stresi u vu sërish në fokus të mediave kur një ditë sulmoi Leonardin, gjersa edhe ky rast si shumë të tjerë përfundoi në polici.

Ndërkohë, mediat rikthyen edhe njëherë në qendër të vëmendjes sherrin që kishte ndodhur para shumë vitesh mes dy protagonistëve.

Për ta sqaruar më së miri këtë gjë, vet e apostrofuara Ajsi Xhaxhaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ku ka rrëfyer përball gazetares Jonida Shehu gjithçka rreth kësaj ngjarje.

E pyetur për marrëdhënien me Stresin, Ajsi tregoi se atë e ka vetëm mik të familjes dhe asgjë më shumë, ndonëse në media shpesh është aluduar edhe për krejt diçka tjetër.

“Janë hedhur edhe pretendime për mua dhe Stresin, por ai është vetëm një mik i familjes. Në atë kohë e kisha shumë problem t’ia thoja prindërve të mi, ndaj një nga arsyet ishin pikërisht ata që të mos i lëndoja”, është shprehur ajo, duke rrëfyer arsyen se pse i tregoi Stresit për ngjarjen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Kalo në kategori