0Shares

Druri atraktiv i dashurisë më së shumti u pëlqen shpirtrave të dashuruar!

Druri atraktiv tropikal Butea monosperma, i njohur si flakë mali po i pushton kopshtarët me kurorën e vet të bujshme dhe me lulet e magjishme ngjyrë të kuqe të zjarrtë, si p.sh. Tajlanda, Nepali dhe Sri-Lanka dhe atje mund të rritet deri në 15 metra.

Në kushtet tona, druri ka sukses në saksi dhe mund të mbillet gjatë tërë vitit, transmeton Telegrafi.

Druri rritet ngadalë, ndërkaq fletët e mëdha me aromë të këndshme mund të prisni të zhvillohen nga fundi i dimrit.

Kjo lule paraqet simbolin e ardhjes së pranverës dhe dashurisë për shkak të fletëve të saj të bujshme.

Madje edhe poetët kanë qenë të inspiruar me zjarrin e bujshëm malor, prandaj edhe nobelisti Rabindranath Tagore, i magjepsur nga bukuria e kësaj bime, ka shkruar poezi të mrekullueshme.

Fletët e këtij druri përdoren për servirim të ushqimit, por edhe për përfitimin e ngjyrave për pëlhura. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)