LAJMI I FUNDIT:

Fjeti i mbështetur për tavoline, shokët e zgjuan në mënyrë shumë të keqe (Video)

Fjeti i mbështetur për tavoline, shokët e zgjuan në mënyrë shumë të keqe (Video)

Chris Linstrem nga Mançesteri i Anglisë, është mbështetur për tavoline dhe ka fjetur, meqë kishte pirë dhe nuk mund të qëndronte më.

Në mënyrë që t’i tregojnë se duhet qëndruar deri në fund me shoqëri, shokët e tij janë kujdesur t’ia tregojnë një mësim bizar, transmeton Telegrafi.


Ata e kanë shfrytëzuar sharrën elektrike dhe e kanë prerë sipërfaqen nga druri, përreth vendit ku ai po e mbante kokën.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni atë teksa fle edhe pse pajisja lëshon zhurmë të madhe, derisa bie për toke.

“Sikur sharra t’ia priste kokën, më nuk do të kishte asgjë për të qeshur”, është një koment lidhur me rastin e pazakontë. /Telegrafi/