LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i lotarisë shpëton festivalin e anuluar (Video)

Fituesi i lotarisë shpëton festivalin e anuluar (Video)

Adrian Bayford nga Lintoni i Anglisë, që ka fituar para pesë vitesh 164 milionë euro në lotari, ka ndihmuar një festival që kishte probleme financiare.

Në mënyrë që të mos dështonte organizimi, ai i ka hapur dyert e tokës prej 37 mijë hektarëve, ku ka lejuar vendosjen e skenave për koncerte dhe tendave për kamp, transmeton Telegrafi.

Së bashku me dy fëmijët e tij, Bayford është bërë pjesë e festivalit. /Telegrafi/