0Shares

Manchester City ka realizuar fitore prej 2-0 si mysafir i Brighton & Hove Albion në ndeshjen e parë sezonale në Ligën Premier.

Me gjithë përpjekjet e të zgjedhurve të Pep Guardiolas për të shënuar në pjesën e parë, ata nuk e gjetën rrjetën.

Mirëpo, zhbllokimi i rezultatit ndodhi në fraksionin e dytë. Sergio Aguero ishte lojtari që shënoi (70’).

Fitore e merituar e Manchester Cityt (Twitter/Squawka)

Pesë minuta më vonë, u realizua edhe goli i sigurisë për mysafirët që ishte autogol nga Lewis Dunk (75’).

Këto janë tri pikët e para të Manchester Cityt në sezonin 2017/2018 në Ligën Premier. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)