LAJMI I FUNDIT:

Fitore komode, Barca e nis mbarë sezonin (Video)

Fitore komode, Barca e nis mbarë sezonin (Video)

Barcelona ka regjistruar fitore komode prej 2-0 kundër Real Betisit në ndeshjen e javës së parë në La Liga që u zhvillua në Camp Nou.

E gjitha nisi me një minutë heshtje për të nderuar viktimat e sulmit në qytetin e Barcelonës dhe më pas filloi ndeshja në fushë.


Blaugranët e nisin takimin në stilin e tyre duke sulmuar dhe duke e kërkuar golin e epërsisë dhe këtë e arritën në minutën e 36-të.

Nga një aksion i vendasve pasoi një harkim i ulët në zonë nga Sergi Roberto, të cilin e futi në portën e gabuar Alin Tosca.

Menjëherë pas, erdhi goli i dytë i katalunasve. Sërish në aksion Sergi Roberto që këtë herë realizoi falë asistimit nga Gerard Deulofeu (39’).

Rastet e nikoqirëve vazhduan edhe në gjysmën e dytë, sidomos falë angazhimit të Lionel Messit, mirëpo mungoi efektiviteti në fazën e golit.

Kur gjyqtari dha shenjë për përfundimin e ndeshjes, rezultati ishte ai i pjesës së parë (2-0).

Barcelona iu gëzua tri pikëve të para në edicionin 2017/2018 në La Liga duke e nisur kështu në mënyrë të duhur sezonin e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori