LAJMI I FUNDIT:

Fitore e jashtëzakonshme e Dritës përballë Prishtinës

Fitore e jashtëzakonshme e Dritës përballë Prishtinës

Drita ka arritur të marrë një fitore të jashtëzakonshme në derbi ndaj Prishtinës.

Skuadra gjilanase triumfoi 0-1 falë një goli nga Leotrim Kryeziu, por e dominoi kampionin e shumëfishtë të Kosovës gjatë 90 minutave, duke mos e lënë të bëjë asnjë goditje në gol.


Derbi i madh i futbollit kosovar erdhi me dy skuadrat që kishin objektiva të kundërta.

Prishtina për të mbetur në luftë për titull të kampionit, ndërsa Drita për t’i ikur barazhit.

Në pjesën e parë, të dyja skuadrat ishin të rezervura dhe nuk preferonin të hapeshin shumë.

45 minutat e para përfunduan pa gola dhe pa ndonjë rast të mirë shënimi.

Pjesa e dytë nisi mirë për gjilanasit të cilët krijuan dy raste të mira shënimi.

Fillimisht Bergin Maliqi rrezikoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 55-të, por topi shkoi jashtë portës.

Tre minuta më vonë, talenti gjilanas Leotrim Kryeziu provoi nga gjuajtja e lirë por shtylla shpëtoi vendasit.

Rastin më të mirë pas një ore lojë për vendasit e kishte sulmuesi Shender Kelmendi por që reaguan mysafirët për të mbetur rezultati 0-0.

Drita arriti ta gjejë golin e epërsisë në minutën e 77-të.

Fillimisht Arbnor Ramadani goditi fuqishëm dhe qëlloi shtyllën, ndërsa topin e rikthyer në portë e dërgoi Leotrim Kryeziu për 0-1.

Deri në fund të ndeshjes, vendasit kërkonin me çdo kusht golin e barazimit por mbrojtja mysafire ishte në nivel.

Pas kësaj fitore, Drita ngritët në pozitën e nëntë me 21 pikë të tubuara duke i shtuar gjasat për t’i ikur barazhit.

Ndërkohë Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 42 pikë të grumbulluara dhe kështu i pakon gjasat për titull të kampionit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori