LAJMI I FUNDIT:

Fitore bindëse e Bashkimit ndaj Rahovecit

Fitore bindëse e Bashkimit ndaj Rahovecit

KB Bashkimi ka mposhtur Rahovecin pa problem me rezultat 96-73. 

Ndeshja e zhvilluar në Sezai Surroi u prit të jetë vetëm formalitet pasi Rahoveci me të siguruar mbijetesën i ktheu amerikanët.


Te Bashkimi shkëlqyen Locke me 20 pikë dhe Popovich me 19 pikë.

Pikë te Rahoveci shtuan Altin Morina me 19 pikë, Merovci me 13 pikë dhe Artin Gashi me 16 pikë.

Për herë të parë në skuadër Rahoveci kishte tri të rinj nga akademia, Altin Selmancena, Bardhi Rexha dhe Ahmet Jupa që konsiderohen e ardhmja e klubit. /Telegrafi/