LAJMI I FUNDIT:

Fiton Roger Federer në Miami

Fiton Roger Federer në Miami
Getty Images

Në Miami fiton Roger Federer. Nuk i mjaftoi Juan Martin del Potros dëshira e zakonshme për të luftuar për çdo pikë. Nuk mjaftuan as tifozët argjentinas që i dhanë zemër në Tennis Center të Crandon park.

Federer e mposhti 28-vjeçarin argjentinas për të 16 herë në 21 përballjet mes tyre. përfundoi 6-3, 6-4, në diçka më pak se një orë e gjysmë. Federer ishte kirurgjik në momentet vendimtare me një break në gamein e tetë të setit të parë dhe në të pestin e të dytit.

Del Potro provoi ti kundërvihej por me një Federer të pagabueshëm në shërbim, ishte e pamundur. Roger në 1/8 do të përballet me spanjollin Roberto Bautista Agut, numri 18 në klasifikimin Atp, që eliminoi në setin e tretë Sam Querrey. Deri më tani në 5 përballjet mes tyre, ka triumfuar tenisti nga Bazeli, transmeton SS.

Ceku Tomas Berdych, numri 14 në klasifikimin botëror mposhti në raundin e tretë luksemburgasin Gilles Muller me rezultatin 6-3, 6-4 në një orë e 20 minuta.

Fitore e shpejtë për Stan Waërinkën që përballjen me tunizianin Malek Jaziri i cili u mund me rezultatin 6-3, 6-4. Në 1/8 zvicerani do të sfidojë gjermanin Alexandër Zverec që në tre sete mposhti amerikanin John Isner të cilit nuk i shërbyen plot 28 ace në një ndeshje të luftuar që në fund dha rezultatin, 6-7 (5), 7-6 (7), 7-6 (5).

Në tenisin e femrave pati një tërheqje të bujshme me Garbine Mugurzan që u detyra të braktisë ndeshjen pasi kishte humbur setin e parë kundër Caroline Wozniacki. Lagështia e madhe e ajrit dhe i nxehti rezultuan fatalë për spanjollen. Danezja kishte fituar me tie break 7-1 setin e parë ndërsa më pas kampionia spanjolle u detyra të tërhiqet.

Në çerekfinale Wopzniacki do të përballet me ceken Lucie Safarova që nxori jashtë në 1/8 sllovaken Dominika Cibulkova. Numri një në botë Angelique Kerber shkatërroi në saktësisht një orë japonezen 22 vjecare Rosa Ozaki dhe në 1/8 do të përballet me venus Williams.

Amerikania që e ka fituar 3 herë turneun e Miamit mposhti rusen Svetlana Kuznetsova, kampionen e vitit 2006 dhe finalisten e freskët të Indian Ëells me rezultatin 6-3, 7-6 . Simona Halep, numri 5 i klasifikimit Ëta, mposhti me përmbysje me rezultatin 4-6, 7-5, 6-2 australianen Samantha Stosur dhe do të ketë si kundërshtare të radhës britaniken Johana Konta e cila fitoi në dy sete ndaj spanjolles Lara Arruabarrena.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori