LAJMI I FUNDIT:

Fiton 250 mijë funta në lotari

Fiton 250 mijë funta në lotari

Merilin Scot nga Britania e Madhe kishte qenë e detyruar “të thyejë” 10 funta për të paguar parkingun dhe kishte blerë kuponin e lojës së fatit grab-grab, i cili asaj i solli hiq më pak se 250 mijë funta, transmeton KosovaPress.

Pasi kishte blerë kuptonin e kësaj loje për vetëm dy funta, ajo e kishte vënë në çantë dhe kishte harruar për të deri ditën e ardhshme. Në momentin kur u kujtua për kuponin e lojës së fatit, të cilin e kishte blerë vetëm për të thyer paratë, ajo kuptoi se ishte fituese e lojës.


“Kur e pashë në çantë pyeta veten se mos kisha fituar dhe nuk munda të besoja. I pyeta disa kolegë që të shikojnë dhe ata ma konfirmuan”, tha Merilin.  Shefat në call-center e liruan më herët nga puna, në mënyrë që të paraqiste kuponin fitues dhe pak më vonë ajo edhe e la punën.  Merilin në dhjetor udhëton për në Australi, në vendin e saj të ëndrrave.

“Gjithmonë kam dashur të udhëtoj nëpër botë. Do të blej shtëpi. Kurrë nuk kam ëndërruar se do të kem mjaft para që t’i siguroj vetes shtëpi”, ka thënë ajo.

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kalo në kategori