LAJMI I FUNDIT:

Fitch s’ka rrezik për një rënie të madhe të ekonomisë kineze

Fitch s’ka rrezik për një rënie të madhe të ekonomisë kineze

Analizat e reja të agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Fitch, tregojnë se ekonomia kineze është stabilizuar dhe i është larguar rrezikut të një rënieje të fortë në periudhën afatshkurtër.

Raporti i fundit i Fitch për rajonin e Azi – Paqësorit thekson gjithashtu se rreziku për një zhvlerësim të shpejtë dhe të mëtejshëm të monedhës renminbi është kaluar.

Të dhënat e saj janë bazuar mbi analizën e vlerës së renminbi-së nga treguesit e Rezervës Federale të ShBA-së dhe tregojnë se monedha kineze po shkon drejt një norme të mundshme interesi me rritje të kujdesshme.

Sipas vëzhgueseve të tregut, rënia e menjëhershme e vlerës së renminbi-së krahasuar me dollarin amerikan gjatë javëve të kaluara ndodhi për shkak të përqendrimit të aseteve në dollarë pas njoftimeve për rritjen e mundshme të interesit nga Fed-i.

Të mërkurën një dollar amerikan u këmbye me 6.77 reminbi, ndërkohë më herët këtë vit monedha kineze është këmbyer në vlerën e 6.5 remimbive. /Telegrafi/