LAJMI I FUNDIT:

Finlanda kërkon një Çmim të Madh të Formula 1

Finlanda kërkon një Çmim të Madh të Formula 1

Kalimi i Valtteri Bottas te Mercedesi e ka rritur edhe më shumë interesin e finlandezëve për Botërorin e Formulës 1. Mësohet se, në vendin nordik është hedhur ideja për të zhvilluar një garë të këtij kampionati në një të ardhme.

“Po e studiojmë mundësinë për të pritur Formulën 1 në Finlandë”, pohoi presidenti i Federatës finlandeze të Automobilizmit, Juhani Pakari, për mediet e vendit nordik.


Edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim, flitet se mundësia më e mirë për zhvillimin e garës së Formulës 1 është pista “Kimy Ring”, që ndodhet në veri të Helsinkit.

Finlanda është një vend që nuk ka organizuar kurrë më parë ndonjë garë të Formulës 1, por i ka pasur dhe i ka përfaqësuesit e saj në këtë kampionat, siç janë kampionët e botës Mikka Hakkinen e Kimi Raikkonen, por edhe Valtteri Bottas, transmeton t.ch.

Nëse kjo ide do të realizohet, atëherë gara e Finlandës në Formulën 1 do t’i bashkohet asaj të Botërorit të “MotoGP”, që do të jetë në kalendar që nga viti 2018.

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori