LAJMI I FUNDIT:

Finlanda feston 100 vjetorin e pavarësisë, pritet të marrë një dhuratë interesante nga Norvegjia! (Foto)

Finlanda feston 100 vjetorin e pavarësisë, pritet të marrë një dhuratë interesante nga Norvegjia! (Foto)

Përderisa Rusia është e zënë duke e rritur territorin e saj me aneksime dhe Presidenti amerikan Donald Trump po proklamohet se do ndërtojë mure për ta mbrojtur Amerikën, Norvegjia po do të falë një pjesë të territorit të saj.

Për një kohë, ka pasur plane që ky shtet t’ia bëjë një dhuratë Finlandës për ditëlindjen e 100-të të pavarësisë së saj.


Gjeofizikanti norvegjez Bjorn Geirr Harsson, ka thënë se ideja për këtë dhuratë i kishte ardhur në vitin 1972, kur po bënte një studim në këtë zonë.

“E vërejta se pika më e lartë e Finlandës ishte në një kodër, ndërsa e Norvegjisë në një mal, kështu që i shkrova një letër ministrisë së jashtme dhe u propozova këtë dhuratë nga populli norvegjez për popullin e Finlandës”, ka thënë ai, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Me këtë dhuratë, kufiri i Norvegjisë do të luhet vetëm për 31 metra dhe qytetarët e këtij vendi e kanë pëlqyer shumë këtë ide.